LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 01:01

3-vjeçarja humb jetën nga morrat, prindërit lejuan që infeksioni t’i kthehet në anemi

Një vajzë e vogël trevjeçare humbi jetën në shtëpinë e familjes së saj në një zonë të varfër të shtetit të Nju Jorkut, pasi trupi i saj ishte infektuar rëndë nga morrat deri në atë masë sa zhvilloi anemi, u tha në gjykatë.

Joycelynn Dylewski u gjet duke luftuar për të marrë frymë në një apartament në Corinth, rreth një orë larg nga Albany, më 19 shkurt 2025, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, ku më vonë vdiq. Vdekja e saj u klasifikua si vrasje (homicid) pasi mjeku ligjor zbuloi prova tronditëse që tregonin se ajo kishte qenë viktimë e neglizhencës së rëndë dhe të vazhdueshme.

Prindërit e saj, Matthew dhe Samantha Dylewski, pranuan fajësinë për vrasje nga neglizhenca kriminale në lidhje me vdekjen e vajzës së tyre më të vogël dhe këtë muaj u dënuan me dënimin maksimal, deri në katër vjet burg.

Sipas raportimeve, Joycelynn ishte prekur aq rëndë nga morrat sa kishte zhvilluar anemi, një gjendje që i dëmtoi zemrën dhe organet e tjera jetësore.

Mjeku ligjor zbuloi gjithashtu se në organizmin e saj kishte gjurmë të klonidinës (clonidine), një medikament që përdoret zakonisht për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut.

Në kohën e vdekjes së Joycelynn, Samantha, 33 vjeçe, sugjeroi se vajza dhe vëllezërit apo motrat e saj kishin përgjegjësi për atë që ndodhi.

Sipas hetuesve, nëna deklaroi se Joycelynn “e kundërshtonte shumë” kur ajo përpiqej t’i aplikonte trajtim për morrat në lëkurën e kokës, duke lënë të kuptohej se fajin po ia atribuonte vajzës së saj tashmë të ndjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE