LAJME / E Hënë 11 Maj 2026, 07:07

Protesta e PD/ Hidhnin molotovë tinëz pas makinës, pyetja e Ballës: Kush i solli tre italianët e proceduar penalisht?

Taulant Balla ka ngritur një pyetje në rrjetet sociale lidhur me personat që hodhën molotov në protestën e PD. Ai ka postuar videon kur ata fshihen pas makinës së Syri Tv duke e përdorur si ‘mburojë’ dhe shkruan:

“Mirë këtë fshehjen pas makinës së televizionit personal e kuptoj, po tre italianët e proceduar penalisht për molotovët kundër Policisë kush i solli?!”, thotë kreu i grupit parlamentar të PS.

Tre italianët u proceduan penalisht nga policia dhe kur u morën në pyetje, rrëfyen se janë rekrutuar nga përfaqësues të PD-së me një pagesë mujore fikse për të qenë pjesë e grupit të zjarrit, me një bonus nga 300-500 euro për çdo protestë, përfshirë edhe asistencë me avokat dhe garanci për të dalë nga burgu nëse kapen nga policia.

Grupi i Shkëlzen Berishës për rekrutimin e mercenarëve për sulme me molotov mësohet se përbëhet nga Klevis Balliu, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe krahu i krimit të organizuar pranë Familjes Berisha.

I gjithë operacioni për rekrutimin, pagesat, instruktimin, përgatitjen e lëndëve shpërthyese dhe asistencën ligjore për anëtarët e grupit të molotovit, financohet nga Shkëlzen Berisha me para të pista, përfshirë edhe mbledhjen e tarifave për një rreth biznesmenësh, të cilët kanë përfituar para dhe pasuri publike nga qeveria Rama.

Grupi i Shkëlzenit ka nisur të rekrutojë shtetas të huaj në njësinë e molotovit pas arrestimit të shumë anëtarëve gjatë protestave të kaluara dhe në kushtet kur gjykatat kanë nisur t’i lënë në burg të arrestuarit me molotov, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE