LAJME / E Enjte 15 Janar 2026, 15:03

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, nga ora 12:30 (me orën greke) e kësaj të enjte deri në një njoftim të mëtejshëm, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u sugjeron që të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera për të shmangur vonesat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE