
Prej gati një muaji, segmenti Kukës–Tuneli i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në trase.
Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Megjithatë, pavarësisht pranisë së mjegullës së vazhdueshme, deri më tani nuk janë raportuar problematika apo ngjarje që lidhen me qarkullimin rrugor në këtë zonë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar me siguri.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, pasi parashikimet sinoptike sugjerojnë se mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim, ndërsa priten edhe reshje bore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
