
Tre persona nga Komogllava e Ferizajt humbin jetën në një aksident trafiku në Gjermani
Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Sipas njoftimeve të publikuara nga familjarë dhe bashkëvendës të viktimave në rrjetet sociale, viktimat janë T.A., G.A. dhe L.A., nga fshati Komogllavë i Ferizajt.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Ngushëllime familjarëve, lagjes sime, Nuhaj të Komogllavës, si dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë tragjedi të mërgimtarëve tanë. Zoti i shpërbleftë me Parajsë”, thuhet në njoftimin e publikuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
