LAJME / E Mërkurë 4 Mars 2026, 15:03

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, Belinda Balluku zyrtarisht e shkarkuar

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të gjithë ndryshimet e qeverisë të bëra nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.

Zyrtarisht Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, të Elisa Spiropalit nga Ministria e Jashtme, të Pirro Vengut nga Ministria e Mbrojtjes, të Albana Koçiut nga Ministria e Punëve të Brendshme, të Besfort Lamallarit nga Ministria e Drejtësisë dhe të Toni Gogut nga detyra si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Sakaq, u dekretuan emërimet si më poshtë:

Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;


Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;


Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme


Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE