LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 19:07

Prangosja e të shumëkërkuarit Adi Çobo, SPAK zbardh operacionin me Antimafian e Barit: Në brez kishte pistoletë me dy karikatorë dhe ...

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht operacionin e zhvilluar dje në Durrës, në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit, ku në pranga ka rënë shtetasi i shumëkërkuar Adi Çobo, raporton newsbomb.al.

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar Adi Çobo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi Adi Çobo ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

“Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit”,njofton SPAK.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij. SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak

NJOFTIM PËR SHTYP, datë 03.07.2026 – SPAK dhe DIA e Barit arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin e Operacionit “Ura”

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij. SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE