LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 18:06

Pralajmërim i rëndë vjen nga Amerika për Albin Kurtin

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph, ka deklaruar se Kosova duhet ta pranojë projektin amerikan për gazin natyror dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sektorin e energjisë.

Sipas tij, një projekt i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë energjetike të vendit, duke i ofruar Kosovës burime më të sigurta dhe më të qëndrueshme të furnizimit me energji.

Joseph ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të punojë në koordinim me Ambasadën e SHBA-së dhe institucionet amerikane për realizimin e këtij projekti.

“Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë këtë projekt dhe të punojë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe me zyrtarët e qeverisë amerikane. Nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë, sepse ka të bëjë me sigurinë energjetike të Kosovës,” është shprehur ai.

Profesori amerikan vlerësoi se, ndonëse Kosova ka rezerva të mëdha të qymyrit, mbështetja afatgjatë vetëm në këtë burim energjie nuk është zgjidhja më e mirë.

Sipas tij, ndërtimi i një gazsjellësi që do ta lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut do të zgjeronte sigurinë energjetike të vendit dhe nuk do të krijonte varësi, por do të diversifikonte burimet e furnizimit.

“Duke sjellë gaz natyror përmes një tubacioni nga Maqedonia e Veriut, ju nuk po ndërtoni varësi, por një ombrellë më të gjerë të sigurisë energjetike për Kosovën,” deklaroi Joseph.

Ai shtoi se nuk e kupton arsyen pse autoritetet kosovare nuk e kanë mbështetur këtë projekt, duke vlerësuar se ai do të mund të kontribuonte edhe në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe administratës amerikane.

Paralajmërim për pasojat e mosbashkëpunimit

Edward Joseph ka paralajmëruar se refuzimi ose mosbashkëpunimi në këtë projekt mund të ketë pasoja për Kosovën, duke përmendur uljen e sigurisë energjetike dhe dobësimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, zhvillimi i projekteve strategjike në sektorin e energjisë është me rëndësi të veçantë për të ardhmen ekonomike dhe gjeopolitike të vendit.

Komenton edhe deklaratat e Vuçiçit

Gjatë intervistës, profesori amerikan foli edhe për zhvillimet politike në rajon, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me Milan Radoiçiqin.

Joseph kritikoi qëndrimet e presidentit serb, pasi Vuçiç kishte deklaruar se Radoiçiq po ndiqet penalisht për çështje që lidhen me Kosovën dhe jo për sulmin e armatosur në Banjskë.

Sipas Joseph, deklarata të tilla janë të papërgjegjshme dhe nuk kontribuojnë në vendosjen e përgjegjësisë për ngjarjet e ndodhura.

Ai bëri thirrje për një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke kërkuar presion më të fortë ndaj Serbisë për zbardhjen e plotë të sulmit në Banjskë dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Profesori amerikan theksoi se llogaridhënia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbeten elemente kyçe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE