Një incident është shënuar sot në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar. Si pasojë, efektivët kanë ndërhyrë duke qëlluar në drejtim të automjetit të tij, me qëllim neutralizimin e rrezikut të mundshëm.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe ka tentuar t’i shmanget ndalimit, duke rrezikuar jetën e efektivëve të patrullës. Ai është neutralizuar dhe ndaluar nga forcat e rendit, ndërsa është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Hetimet për këtë rast janë në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE