LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 17:05

Policia mesazh Berishës: Smarrim përsipër protestën e sotme, mund të ndodhë kjo gjë

Policia e Tiranës i ka bërë me dije PD-së se nuk e marrin përsipër zhvillimin e tubimit të sotëm bazuar në analizën e riskut, por po ashtu thuhet se janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në protestë.

Në një përgjigje nga Policia e Tiranës për A2CNN thuhet: “Po do të sigurojmë mbarëvajtjen pavarësisht refuzimit. Lëvizjen e lirë. Do të mbrojmë institucionet, jetën e qytetarëve si çdo aktivitet masiv”.

Sakaq, disa rrugë kryesore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të grumbullohen protestuesit, janë bllokuar.

“Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, thuhet në njoftim.

“Pavarësisht kësaj, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, në rast se do të zhvillohet tubimi. Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: -Nga ora 15:00 e datës 20.02.2026, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, vijon njoftimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE