
Është vënë në pranga ditën e sotme 44-vjeçari i cili ditën e djeshme në gjendje të dehur, përplasi automjetin e patrullës së policisë që po e ndiqte për ta ndaluar.
Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Rezart Abazaj, i cili u ndoq nga policia pasi po kryente manovra të rrezikshme në zonë.
Mirëpo gjatë tentativës për ndalim, 44-vjeçari përplasi mjetin e policisë, siç mund të shikohet dhe në videon e mëposhtme.
Pas përplasjes, Policia e ka ndaluar dhe i ka bërë testin e alkoolit përmes të cilit u zbulua se ai kishte nivel alkooli 1.4 mg/l, mbi normat e lejuara.
Ndërsa bëhet me dije se Abazaj ka qenë arrestuar edhe më herët për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pasditen e 3 majit humbën jetën dy të mitur, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi, i cili në gjendje të alkoolizuar humbin drejtimin e mjetit, i mori përpara dhe përplasi për vdekje dy engjëjt, Kles Nikolli dhe Enea Muçaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
