
Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën në orët e para të mëngjesit.
Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.
Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.
Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
