LAJME / E Hënë 13 Tetor 2025, 23:11

Policia “aksion” për sekuestrimin e monopatinave, Florjan Binaj “shpërthen” pas vendimit…

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm, Ilir Prodën njoftuan një ditë më parë vendimin për ndalimin përkohësisht të qarkullimit të monopatinave elektrike në të gjithë vendin.

Një ditë pas këtij vendimi, Policia e Shtetit ka “zbarkuar” në terren ku dhe u kanë sekuestruar monopatinat qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë të dielën.

Ndërkohë që përpos mbështetjes, ku vendim i qeverisë ka marrë dhe një sërë kritikash. Së fundmi ka qenë Florjan Binaj, kandidati i pavarur për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar këtë vendim të qeverisë për ndalimin e monopatinave.

Ndalohen monopatinat. Le të marshojnë betonieret”, shkruan Binaj, duke lënë të kuptohet kështu se e ka fjalën për ndërtimet pa kriter që po bëhen në qytetet e vendit dhe se përgjatë orëve të ditës dhjetëra betoniere dhe makineri ndërtimi përshkojnë në akset rrugore duke u bërë kështu shqetësim për qytetarët, por dhe burim aksidentesh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE