Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre.
Me qindra hektar toka janë të mbjellë me shalqi dhe kanë dalë në treg. Për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë.
Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet.
Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.
Për këtë situate fermerët thonë se janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin në çmim pasi kërkesa ka për shalqirin e Divjakës.
Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi ku shkojnë në vendet ballkanike dhe në ato europiane. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më I lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE