
Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës 35-vjeçari, Brian Syzo, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën e sotme në Pogradec.
Burime bëjnë me dije se Syzo ka marrë plagë në venat e këmbës, e për shkak të gjendjes së tij të rënduar është vlerësuar nga mjekët se duhet të dërgohej në kryeqytet.
Të dy personazhet e përfshirë në këtë ngjarje janë persona të njohur për policinë ndërsa vitin e kaluar vëllai i Brian Syzo, Sindi Syzo ka goditur mbi 30 herë me thikë Nikolla Agollin, i cili ditën e sotme ka qëlluar me armë zjarri 35-vjeçarin.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së sotme në Qafë-Thanë ndërsa pritet të kuptohet më tej për lidhur me shkaqet e përshkallëzimit të situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
