LAJME / E Enjte 25 Dhjetor 2025, 02:02

Plas sherri ne BB VIP Albania 5, shpërthen Ilir Vrenozi: “Nuk tallet dot kush me mua, ik zhduku!”(Video)

Një situatë e tensionuar ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagoniste janë bërë Ilir Vrenozi dhe Juxhin Plovishti.

Ende nuk dihet saktësisht shkaku i sherrit, por nga pamjet duket se gjithçka ka nisur nga një batutë e Juxhinit, e cila nuk është pritur mirë nga Iliri.

Ky i fundit ka reaguar ashpër, duke u ngritur për ta goditur, por është ndalur menjëherë nga banorët e tjerë që kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen fizike.

Tensioni është përshkallëzuar aq shumë sa në video dëgjohet Ilir Vrenozi duke bërtitur: “Nuk tallet dot kush me mua, ik zhduku!”.

Ironikisht, vetëm pak orë më parë, në momentin e hyrjes së Juxhinit në shtëpi, Vrenozi e kishte përqafuar dhe e kishte mirëpritur, ndërsa brenda më pak se 24 orësh marrëdhënia mes tyre ndryshoi totalisht.

Për më tepër të dy banorët janë nga Korça, gjë që e ka bërë edhe më të komentuar këtë përplasje të papritur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE