
Një video e mbërritur nga Kamza ka nxjerrë në pah një përplasje fizike dhe verbale mes disa të rinjve në bulevardin “Blu”, e cila ka ndodhur në prani të forcave të policisë.
Në pamjet e publikuara nuk është ende e qartë se cili ka qenë shkaku i konfliktit, por shihet qartë momenti kur njëri prej të rinjve i afrohet një tjetri pranë një motori, duke e provokuar dhe tentuar ta godasë. Situata përshkallëzohet shpejt, ndërsa debati verbal kalon në përplasje fizike.
Ajo që bie në sy në video është se policia ndodhet shumë pranë vendngjarjes, por për disa momente nuk ndërhyn, duke lënë që konflikti të vijojë. Në një çast, i riu i irrituar godet djalin tjetër pranë motorit, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e goditur me kaskë (kokore).
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim, sidomos për faktin se përplasja ka ndodhur në një zonë publike dhe në sy të policisë. Deri më tani nuk ka një reagim apo sqarim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e konfliktit dhe për veprimet e ndërmarra nga policia.
Pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur konkretisht dhe për të sqaruar nëse janë shoqëruar apo proceduar personat e përfshirë në konflikt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
