
Një pasagjer i dehur shkaktoi skena kaosi në një fluturim të Ryanair me destinacion Mbretërinë e Bashkuar, pasi u përfshi në një përleshje me oficerët e policisë që ndërhynë për ta qetësuar pas një debati me partneren e tij.
Pasagjerët në bord mbetën të tronditur teksa burri, i cili sipas dëshmitarëve ishte në gjendje të dehur, shihet në video duke goditur me grusht një oficer policie në fytyrë.
“Ata ishin shumë të dehur para se të niseshim nga Edinburgu. Mes çiftit pati një debat dhe aty nisi gjithçka. Disa pasagjerë u frikësuan dhe mbetën të tronditur nga ajo që ndodhi”, tha një prej udhëtarëve.
Pamjet filmike tregojnë se, pas incidentit fillestar, tre oficerë policie përpiqen ta neutralizojnë burrin duke e mbajtur të shtrirë në dysheme, ndërsa njëri prej tyre qëndron sipër tij për ta imobilizuar. Në video duket gjithashtu se një oficer përpiqet ta vërë nën kontroll me goditje, ndërsa një tjetër përdor një shkop policor gjatë ndërhyrjes.
Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar më herët se pothuajse një fluturim në ditë detyrohet të devijohet për shkak të incidenteve të shkaktuara nga pasagjerët problematikë.
Ai ka bërë thirrje për vendosjen e një kufizimi prej dy pijesh alkoolike për pasagjerët në baret e aeroporteve, duke thënë se nuk e kupton pse u shërbehet alkool udhëtarëve që në orët e para të mëngjesit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
