LAJME / E Premte 3 Prill 2026, 13:01

PLAS BOMBA NË PS! Rama dhe Braçe në përplasje të hapur për Tiranën – kush po e sfidon kryeministrin?

Përplasjet brenda radhëve të mazhorancës duket se po marrin një tjetër dimension, këtë herë në qendër të vëmendjes janë Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i njohur Erion Braçe.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se tensionet mes tyre janë rritur ndjeshëm për shkak të diskutimeve mbi kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tirana.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet politike, Braçe po konsiderohet si një emër potencial për garën në kryeqytet, një zhvillim që duket se nuk është pritur mirë nga Rama.

Mësohet se brenda Partisë Socialiste ka pasur debate të forta për strategjinë dhe përzgjedhjen e kandidatit, ku ambiciet personale dhe balancat e brendshme kanë krijuar përplasje të hapura.

Burime pranë selisë rozë tregojnë se diskutimet kanë kaluar përtej analizave të zakonshme politike, duke u shoqëruar me tone të ashpra dhe mospajtime të forta mbi drejtimin që duhet të marrë gara për Tiranën. Ndërkohë, vetë Braçe nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për kandidimin, por qëndrimet e tij të fundit kanë lënë të kuptohet se ai është i gatshëm të hyjë në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Rama pritet të mbajë fjalën e fundit për kandidaturën, duke qenë se historikisht ka qenë figura kyçe në vendimmarrjet strategjike të partisë. Megjithatë, kjo situatë ka nxjerrë në pah edhe tensionet e brendshme dhe rivalitetet që po rriten në prag të zgjedhjeve lokale.

A do të kemi një përballje të hapur brenda së majtës për drejtimin e Tiranës? Apo do të arrihet një kompromis në minutat e fundit? Për momentin, gjithçka mbetet në zhvillim, ndërsa sytë e publikut janë kthyer nga lëvizjet e radhës në kampin socialist, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE