LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 08:08

Plag*set me a*më zjarri punonjësi i policisë, uniformat blu në kërkim të autorit! Çfarë ndodhi gjatë natës

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pa pak mesnatës në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta.

I plagosur ka mbetur efektivi me iniciale A.K 30 vjeç, që siç njofton policia ka qenë jashtë shërbimit.

Pas ngjarjes, 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE