
Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 9 të Durrësit. Mësohet se ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.
Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.
Ai rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka kaluar disa vite në burg. Ai u kthye në Shqipëri prej disa muajsh dhe ishte mjaft aktiv në TikTok, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
