LAJME / E Shtunë 2 Gusht 2025, 21:09

Peshkaqen Tigër në ujërat shqiptare! Kapet afër “Ranës së Hedhun” – rrezik potencial për njerëzit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në brigjet e Adriatikut, ku një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve lokalë, rreth 1500 metra larg bregut, në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun.


Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit Tigër, një nga speciet më të mëdha dhe më të rrezikshme për njerëzit. Ky lloj peshkaqeni është i njohur për përmasat e tij të mëdha dhe natyrën e paparashikueshme.

Peshkaqeni është kapur në thellësi të ujërave të detit Adriatik nga një grup peshkatarësh, të cilët pas identifikimit të tij kanë vendosur ta lirojnë dhe ta rikthejnë në ujërat e thella.


 Ngjarja ka ngritur shqetësime mes komunitetit lokal dhe pushuesve, pasi prania e një specieje të tillë në ujërat shqiptare konsiderohet mjaft e rrallë dhe potencialisht e rrezikshme.

 Nuk dihet ende nëse peshkaqeni ka humbur drejtimin nga habitatet e tij natyrore, apo nëse ndryshimet klimatike dhe lëvizjet e pazakonta të faunës detare po e sjellin gjithnjë e më afër brigjeve tona, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE