LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 18:06

Flasin deshmitaret per ngjarjen ku humben jeten dy persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem, ku humbën jetën dy persona.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, dy personat dyshohet se po kryenin manovra me motomjetin në mes të rrugës, duke ngritur rrotën e motorit, kur kanë humbur kontrollin.

Motomjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me hyrjen e një pallati. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati, humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, pasagjeri identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u transportua në spitalin e Durrësit me shenja jete. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE