LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 16:04

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin, nxjerr në breg gruan, por mbytet bashkë me burrin

Një tentativë shpëtimi është kthyer në tragjedi këtë paradite në Andora, në provincën e Savonës, ku një roje plazhi 62-vjeçar dhe një turist 66-vjeçar humbën jetën duke u mbytur vetëm pak metra larg bregut.

Ngjarja ndodhi pak para mesditës në plazhin Sacra Famiglia. Sipas rindërtimit paraprak, një çift nga Kuneo u përball me vështirësi për shkak të detit të trazuar, ndërsa po lahej pranë bregut.

Roja i plazhit u fut në det dhe arriti të nxirrte në breg gruan. Më pas, ai u rikthye në ujë për të shpëtuar bashkëshortin 66-vjeçar, por gjatë ndërhyrjes të dy u zhdukën nën ujë dhe nuk arritën të ktheheshin në breg.

Ende nuk është e qartë nëse dy viktimat pësuan një problem shëndetësor për shkak të sforcimit apo u mbytën si pasojë e forcës së dallgëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE