
NATO pezullon përkohësisht misionin në Irak. Tërhiqen rreth 600 trupa pas rritjes së tensioneve në rajon
NATO ka ndalur përkohësisht aktivitetet e saj stërvitore në Irak dhe ka tërhequr një pjesë të personelit të vendosur atje.
Misioni, i cili funksionon që prej vitit 2018, është prekur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi lidhet me përkeqësimin e situatës së sigurisë pas sulmeve të fundit që kanë rritur tensionet në rajon.
Rreth 600 efektivë janë larguar, ndërsa autoritetet e Aleancës e konsiderojnë këtë një masë të përkohshme. Qëllimi mbetet garantimi i sigurisë për trupat ndërkombëtare të dislokuara në Irak.
Në këtë kontekst, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka zhvilluar një komunikim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai ka kërkuar shmangien e përshkallëzimit dhe ka theksuar rëndësinë e zgjidhjeve diplomatike.
Autoritetet në Bagdad u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s të mos përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
