LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 13:01

Perplasje e rende ne vend, dalin raportimet e fundit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë, rreth orës 10:00, në vendin e njohur si “Ura e Zezë”, në aksin kombëtar Elbasan-Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta materiale për shkak të përplasjes së fortë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE