
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshif? Shqiperinë në datat 30 shtator – 2 tetor, ku do të diskutojë partneritetin në rrugën e anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe integrimin gradual të tyre.
Gjatë vizitës së saj treditore, Von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin, ku do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.
“Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor,” ka thënë von der Leyen në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor, kujtoi zëdhënësja.
Gjatë udhëtimit, presidentja e Komisionit Evropian do të përqendrohet në hapat e mëtejshëm të partnerëve në rrugën drejt BE-së dhe në progresin brenda integrimit gradual të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa me “trenin irlandez” rruga drejt Brukselit nuk kishte ritëm, Shqipëria po shpreson që në Presidencën Lituaneze, në 6-mujorin e parë të 2027, të paktën të mbyllë dy kapituj në shkurt. Të njëjtat burime thane se për kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimi”, si dhe 32 “Kontrolli Financiar”, të mbahet konferenca ndërqeveritare në muajin e dytë të 2027.
Përpos tryezave ndërqeveritare dhe plotësimit të kushteve nga ana e Shqipërisë, qeveria po shpreson që edhe modeli i ri i zgjerimit i KE-së ta përshpejtojë integrimin, deri tek bërja kurban e vetos apo komisionerit.
