LAJME / E Mërkurë 22 Tetor 2025, 15:03

“Përplasje e fortë në ‘Shihemi në Gjyq’:Vajza ak*zon nënën – ‘Më tha që kam fjetur me kushëririn!’”

Një histori e ngarkuar me emocione dhe përplasje familjare është trajtuar këtë të dielë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Gazmendi ka kërkuar ndihmën e juristes Eni Çobani për t’u përballur me Refien, një grua me të cilën ka lidhje të largët fisnore, por që në familje e thërrasin “halla e bashkëshortes”. Refia kishte ardhur nga Greqia për disa ditë në shtëpinë e tyre, por prej katër muajsh nuk është larguar, duke krijuar tensione në familje.

Gjatë rrëfimit, Refia tregoi se më parë kishte jetuar vetëm dhe punonte për të ndihmuar vajzën e saj, Rudinën, të cilës i dërgonte të gjitha të ardhurat. Por marrëdhënia e tyre mori kthesë të fortë kur Rudina u largua në Francë, pa e lajmëruar.

Në një lidhje telefonike, Rudina pranoi versionin e ngjarjeve, por shtoi se është kërcënuar me jetë nga motra e madhe që jeton në Angli, ndaj nuk dëshiron më të ketë asnjë kontakt me familjen.

“Më ka kërcënuar me jetë motra ime, më ka sharë dhe më ka ofenduar. Nuk dua t’i shoh më. Më ka thënë që do më vrasë, do më nxjerrë sytë”, – deklaroi Rudina, e tronditur.

Në studio, Eni Çobani e pyeti për raportin me nënën, ku doli në pah një tjetër përplasje e rëndë. Rudina u shpreh se ishte lënduar nga një akuzë e rëndë që, sipas saj, nëna ia kishte bërë në inat.

“Më tha që kam fjetur me djalin e tezes sime! Këtë fjalë nuk e harroj dot”, – u shpreh ajo mes lotësh.

Refia pranoi se e kishte thënë këtë, por e justifikoi si shpërthim nervash:

“E thashë nga inati. Më tha: ‘Më vjen turp që të kam nënë’. Pse i hëngri lekët e mia turpmadhja? I thashë dhe aq”, – deklaroi ajo.

Përballja mes nënës dhe vajzës u kthye në një moment të dhimbshëm, me akuza të ndërsjella dhe emocione të forta, ndërsa Eni Çobani u përpoq të ndërhyjë për t’i afruar palët dhe për të qetësuar situatën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE