LAJME / E Enjte 13 Mars 2025, 18:06

Përplasi dy automjete në Tiranë, arrestohet në gjendje të dehur shoferja 41-vjeçare

Policia Rrugore ka arrestuar një grua 41-vjeçare, e identifikuar si P. S., pasi shkaktoi një aksident duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të specialistëve të qarkullimit rrugor, gruaja humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me dy automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.