LAJME / E Mërkurë 29 Janar 2025, 01:01

Përmbyset autobusi në Bolivi, raportohet për 19 viktima dhe 9 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bolivi, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur në qytetin Cerdas, në zonën e Potosit, duke lënë së paku 19 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Mes viktimave janë 14 gra dhe dy të mitur.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim. Hetimet e para sugjerojnë se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Autobusi, i cili kishte kapacitet për 50 pasagjerë, po udhëtonte në një distancë të gjatë prej rreth 850 km, nga La Paz në Villazon, një qytet që ndodhet pranë kufirit me Argjentinën.