LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 19:07

Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete

Kuvendi u përfshi në debate për procesin e rindërtimit, pas akuzave të opozitës se banesat nuk janë dorëzuar ende pas 7 vitesh nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019.

Debateve nuk u qëndroi dot larg as djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili edhe në këtë seancë lëshoi perlën e tij të radhës. Fantazia e Balliut shkoi larg, aq sa doli në konkluzionin se ish-presidenti Ilir Meta është një “parashikues i saktë i tërmeteve” që mund të godasin vendin tonë.

Për tu bërë më i besueshëm në sallën e Kuvendit, Balliu përdori një artikull ku tregohej se Meta asokohe i është drejtuar me një letër qeverisë Rama dhe i kërkonte të merreshin masa pasi një tërmet apokaliptik mund të godasë Ballkanin, referuar parashikimit të sizmiologu grek, Akis Tselentis.

Por, kjo letër e Metës detyroi sizmiologun të përgënjeshtrojë lajmin dhe të pastrojë figurën e tij nga një fake news.

Urdhëroni këtu ja ku është parashikimi i Metës si president, që i referohet specialistëve në Greqi, që mund të vijë një tërmet në Shqipëri në korrik. Qeshni ju se mbushët xhepat me rindërtimin.

Ja ku e keni “letra për Ramën, Meta jep alarmin: Merrni masa se do bjerë një tërmet”. Çfarë bëtë ju? Ju nxorët direkte Carlo Bollinon të thoshte gafa e rëndë e Ilir Metës se nuk mund t’i parashikosh. Ua paralajmëroi më 29 korrik 2019, dhe tërmeti ra më 26 nëntor, i pari të ra në shtator, i dyti në nëntor, bë vend të kërkoni ndjesë, vazhdoni dhe qeshni”, tha Balliu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE