LAJME / E Mërkurë 27 Maj 2026, 22:10

Pergjaket dita e Bajramit! Ngjarje e rende ne rruget e Shqiperise, raportohet se 4 persona..

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku dy automjete janë përplasur në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe për pasojë kanë mbetur 4 persona të plagosur.

Në aksident mësohet sa janë përfshirë një automjet tip “Tiguan” me targa të Kosovës dhe një kamionçinë e vogël.

Në automjetin me targa të Kosovë ndodheshin 3 persona dhe në kamionçinë ndodhej vetëm shoferi. Të katër të lënduarit janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore.

Nga pamjet shihet se mjeti “Tiguan” ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga përplasja e fortë, pasi e ka goditur kamionçinën në pjesën e karrocerisë.

Ndërkohë vlen të theksohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE