LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 11:11

Përfundon numërimi i 100% të votave – publikohet rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur zyrtarisht numërimin e të gjitha votave të rregullta në nivel vendi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Janë procesuar saktësisht 2,498 vendvotime (100%), ku pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka arritur në 37.05 për qind.

Sipas rezultateve të fundit preliminare, fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 42.91 për qind të votave (299,152 vota). Ndonëse ka shënuar rënie në krahasim me zgjedhjet e kaluara të dhjetorit, VV-ja mbetet forca e parë politike në vend.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është rreshtuar si fuqi e dytë politike, duke ruajtur stabilitetin e saj me 21.12 për qind të votave (147,220 vota).

Në vendin e tretë është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje, duke u ngjitur në 17.58 për qind (122,575 vota), krahasuar me 13.57 për qind sa kishte në zgjedhjet e kaluara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar vendin e katërt duke marrë mbështetjen e 7.16 për qind të votuesve (49,917 vota), që gjithashtu paraqet një rritje të lehtë për këtë subjekt.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka fituar 6.18 për qind të votave (43,071 vota), ndërsa partia turke KDTP ka siguruar 0.77 për qind (5,337 vota).

Këto rezultate përfshijnë votat e rregullta brenda Kosovës, ndërsa procesi pritet të përmbylet plotësisht pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga mërgata./Insajderi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE