
Behgjet Pacolli në dosja e Jeffrey Epstein, dalin komunikimet Dosja Jeffrey Epstein, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.
Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen zyrtare të saj, ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.
Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare, figuron të jetë përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit.
Emaili i 19 shtatorit të vitit 2012, e dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, kërkohet që Jeffrey të shoh një video.
Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”
“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video”, thuhet në email-in e dërguar nga “Daniel”, ku është dhe një link nga Youtube, por që i njëjti nuk është i klikueshëm më.
“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.
E njëjta Konsull u përmend edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku përfshhiej edhe një ish-presidente e Kosovës në vitin 2012, ku ani pse s’përmendej me emër, atë periudhë presidente e Kosovës kishte qenë Atifete Jahjaga.
“Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhej në email.
Mom Luang Rajadasari Jayankura në një tekst autorial i njeh rol vetes edhe në njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka lobuar edhe për njohje nga shtetet tjera.
“Që kurse u njoha me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacolli, Zëvendës Kryeministër dhe ish-President i Kosovës, në Filipine, në nëntor 2011, dhe mësova për gjendjen e vështirë politike të Kosovës e njerëzve të saj për t’u njohur si një entitet sovran, kuptova drejtësinë dhe ndershmërinë e kësaj kauze. Të njihesh si një entitet politik është një e drejtë të cilën Kosova duhet ta gëzojë në sistemin politik/social-ekonomik botëror. Kosova duhet të ekzistojë si një vend autonom.
Për këtë qëllim, bashkova përpjekjet e mia me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacollin, përkushtimin vetëmohues të të cilit me të vertetë e admiroj. Qysh prej atëherë, kam investuar përpjekjet e mia në mbështetje të Kosovës dhe të drejtës së saj për t’u njohur nga të gjitha vendet sovrane”, thuhej në atë tekst të shkruar nga ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
