LAJME / E Diel 30 Nëntor 2025, 17:05

Përçillet për në banesën e fundit Shpat Kasapit - mijëra njerëz të pranishëm! (VIDEO)

Dhimbja dhe lotët kanë mbuluar sot qytetin e Tetovës, ku mijëra qytetarë, miq, kolegë dhe fansa janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të dashur shqiptar, Shpat Kasapi.

Arkivoli i artistit, i mbuluar me flamurin kombëtar, u vendos fillimisht në Pallatin e Kulturës për homazhe, ndërsa më pas kortezhi funebër u drejtua drejt varrezave të qytetit, ku u krye ceremonia e varrimit.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet turma e madhe e njerëzve që e ka shoqëruar deri në banesën e fundit, teksa lutjet dhe duartrokitjet shoqëronin momentet e fundit të ndarjes nga Shpati.

Këngëtari u nda nga jeta më 26 nëntor, në moshën vetëm 40-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak, duke lënë pas pikëllim të thellë tek familjarët dhe admiruesit e muzikës së tij që e ndoqën për më shumë se dy dekada.

Shpati do të mbetet përgjithmonë në zemrat e publikut me këngët e tij, që sollën dashuri, emocion dhe një pjesë të bukur të kujtimeve të gjithë shqiptarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)