LAJME / E Enjte 6 Nëntor 2025, 00:12

Pëllumb Xhufi: Napoleon Bonaparti ishte shqiptar! Faktet!

Historiani Pëllumb Xhufi në një intervistë për DritareTV foli për gjakmarrjen në Kanunin e Labërisë. Akademiku zbulon edhe një detaj të gjakmarrjes që lidhet me Napoleon Bonapartin. Fakti që Bonaparti e kishte prejardhjen nga Cargèse, një fshat arbëresh në Korsikë të Francës.

“Shqiptarët e morën gjakmarrjen edhe e çuan në Itali në shekullin e 15-të. Madje e kanë çuar deri në Korsikë, në një fshat arbëresh që quhet Cargèse. Në këtë fshat bënte kërdinë gjakmarrja. Sipas shkrimeve, librave që ka shkruar një banor i këtij fshati me prejardhje arbëreshe, nga i njëjti fshat ka prejardhjen edhe Napoleon Bonaparti. Një nga karakteristikat e këtyre të ardhurve në Korsikë ka qenë gjakmarrja që ekzistonte midis tyre.

Në Kanunin e Labërisë shumë gjëra janë të ngjashme për gjakmarrjen, por në Labëri zu më shumë vend, edhe u aplikua më shpejt, praktika e faljes së gjakut me të holla, me para.

Ne kemi prova dhe në shekullin e 16-17-të, deri në Çamëri, që në rast të vrasjes së dikujt për të ndalur hakmarrjen, duke vrarë vrasësin, ose të afërmit e tij, paguhej një shumë deri në 1 mijë reale. Kjo del nëpër dokumentet e kohës.”, tha akademik Xhufi në DritareTV, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE