LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 19:07

Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

Nga apartamenti 320 mijë euro i Delina Ibrahimajt te investimet e familjes së Mirela Kumbaros, depozita 247 mijë euro e bashkëshortes së Blendi Gonxhes dhe të ardhurat nga bordet e Ermal Nufit. Zbardhen deklarimet vjetore të pasurisë së ministrave, ku bien në sy pronat, kreditë, llogaritë bankare, fondet e investimit dhe të ardhurat e familjarëve.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka publikuar deklarimet vjetore të pasurisë së anëtarëve të kabinetit qeveritar për vitin 2025, ku bien në sy investimet në pasuri të paluajtshme, kreditë dhe lëvizjet në llogaritë bankare.

Ndër ministrat që spikasin për ndryshimet më të mëdha është ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 244.98 metra katrorë, me vlerë 320 mijë euro, ku rezulton pronare 100%. Sipas deklarimit, pasuria nuk është regjistruar ende dhe është financuar tërësisht me kredi bankare. Gjatë vitit 2025 ajo ka shlyer vetëm 1,606 euro, ndërsa detyrimi i mbetur ndaj bankës është 318,394 euro.

Ibrahimaj deklaron gjithashtu se zotëron edhe dy apartamente të tjera, të cilat i ka lënë kolateral për kredinë. Përveç pagës si ministre dhe ish-ministre e Shtetit, ajo ka deklaruar të ardhura nga qiratë në vlerën 13,200 euro, si dhe investime në fonde financiare. Të ardhurat e saj nga funksionet ministrore gjatë vitit arrijnë në mbi 3.5 milionë lekë, ndërsa deklaron edhe të ardhura të tjera në disa kategori.

Lëvizje të rëndësishme pasurore shfaq edhe familja e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro. Vetë ministrja ka shtuar rreth 4.6 milionë lekë në llogaritë bankare dhe deklaron të ardhura nga paga prej afro 3 milionë lekësh.

Megjithatë, ndryshimet më të mëdha rezultojnë në deklarimin e bashkëshortit të saj, Aleksandër Furxhi, i cili ka blerë 50% të një apartamenti me sipërfaqe 69.10 metra katrorë, me vlerë 72 mijë euro, si dhe 50% të një garazhi prej 18 metra katrorë. Në deklaratë figurojnë gjithashtu investime në fonde me vlerë 5 milionë lekë, honorare prej 3.6 milionë lekësh, si dhe lëvizje të shumta në llogaritë bankare, me tërheqje që arrijnë deri në 98 mijë euro.

Krejt ndryshe paraqitet deklarimi i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, i cili rezulton të ketë vetëm një pasuri të paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 48 metra katrorë, me vlerë 3.2 milionë lekë, ku është pronar i vetëm.

Salla deklaron të ardhura prej rreth 2.7 milionë lekësh, të siguruara nga paga si ministër dhe nga periudha kur drejtonte Bashkinë e Cërrikut. Ai nuk rezulton të ketë kredi bankare, ndërsa bie në sy pakësimi i një prej llogarive të tij bankare me mbi 5.2 milionë lekë.

Në deklarimet e pasurisë bie në sy edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili deklaron mbi 3.39 milionë lekë në një llogari bankare, si dhe fonde investimi me vlerë mbi 443 mijë lekë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij rezulton të ketë një depozitë bankare prej 247,095 euro, një llogari bankare me 9,652 euro, si dhe 5.1 milionë lekë të ardhura nga qiraja.

Ndërsa ministri Ermal Nufi deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 15 mijë euro dhe shitjen e një automjeti tjetër për 8 mijë euro. Ai zotëron gjithashtu një llogari bankare me 10,978 euro dhe fonde investimi në vlerën 251 mijë lekë.

Në deklarimin e Nufit bien në sy edhe të ardhurat e konsiderueshme nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues. Ai ka përfituar 18 mijë euro nga Durrës Yacht & Marina, 1.29 milionë lekë nga KAYO sh.a., 471 mijë lekë nga Albpetrol, 106 mijë lekë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe 51 mijë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke siguruar të ardhura shtesë përtej pagës si ministër.

Deklarimet e këtij viti tregojnë se pasuritë e ministrave vijojnë të dominohen nga investimet në prona, kreditë bankare për blerje banesash dhe lëvizjet në depozita e fonde investimi, ndërsa në disa raste pasuritë e familjarëve rezultojnë më të zgjeruara sesa ato të vetë anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Deklarimet pasurore të disa prej ministrave

Apartament 244.98 m² – 320,000 euro (100% pronare, i blerë me kredi)

Dy apartamente të tjera (100% pronare, të lëna kolateral)

Të ardhura nga qiraja: 13,200 euro

Paga si ministre: 694,243 lekë

Paga si Ministre Shteti: 2,080,980 lekë

Bashkëshorti: 50% apartament 69.10 m² – 72,000 euro

Bashkëshorti: 50% garazh 18 m² – 2,000 euro

Llogari bankare të shtuara: rreth 4.6 milionë lekë

Fonde investimi: 5 milionë lekë

Apartament 48 m² – 3.2 milionë lekë (100% pronar)

Paga si ministër: 695,965 lekë

Paga si kryetar i Bashkisë Cërrik: 2,076,699 lekë

Llogari bankare: 3,390,881 lekë

Depozitë bankare: 247,095 euro

Të ardhura nga qiraja: 5.1 milionë lekë

Durrës Yacht & Marina: 18,000 euro

Agjencia Shtetërore e Kadastrës: 106,250 lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar: 51,000 lekë

Llogari bankare: +46,617.33 euro
Llogari bankare: +730 euro
Huadhënie: 25,000 euro
Të ardhura:

Paga si ambasador në Misionin e Shqipërisë pranë BE-së: 33,408 euro
Të ardhura të tjera: 25,000 euro (kthim huaje)
Djali – Maximilien Nemo Kastriot Hoxha

Llogari bankare: +545.90 euro
Llogari bankare: -6,767.63 euro
Llogari bankare: -987.18 euro
Paga (Wavestone): 32,415.24 euro
Djali – Gabriel Leo Paul Hoxha

Llogari bankare: +187.24 euro (nga prindërit)
Llogari bankare: -2,331.02 euro
Depozitë bankare: 265.19 euro
Depozitë bankare: 187.24 euro (nga prindërit)

Gjendje cash: -400,000 lekë
Llogari bankare: -49,742.95 lekë
Llogari bankare: 22.74 euro
Llogari bankare: 304,595.25 lekë

Paga: 3,372,805 lekë
Interesa bankare: 27,714.41 lekë

Kredi e shlyer: 5,038.92 euro
Kredi e pashlyer: 52,309.19 euro
Kartë krediti e shlyer: 23,618.12 lekë
Kartë krediti e pashlyer: 10,802.15 lekë

Gjendje cash: -400,000 lekë
Llogari bankare: 22.74 euro
Llogari bankare: 103,583.17 lekë
Paga: 1,625,000 lekë
Dieta: 17,655 lekë
Overdraft i paguar: 54,824.57 lekë
Overdraft i papaguar: 10,796.13 lekë
Kredi e paguar: 5,038.92 euro
Kredi e papaguar: 52,309.19 euro

Llogari bankare: -9,507.41 lekë
Llogari bankare: 0.46 euro
Llogari bankare: -607.33 euro
Llogari bankare: -107,110.76 lekë

Paga si ministër: 3,029,538 lekë

Kredi e shlyer: 306,240 lekë
Kredi e pashlyer: 5,942,684 lekë

Llogari bankare: -5,109 euro
Llogari bankare: -533.60 euro
Llogari bankare: -6,963.62 euro
Llogari bankare: 8,462.95 euro
Llogari bankare: -341,340 lekë
Llogari bankare: 3,403.41 euro
Llogari bankare: 856,254.92 lekë

Kredi e shlyer: 306,240 lekë
Kredi e pashlyer: 5,942,684 lekë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE