LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 19:07

Pasi protestuesit heqin flamurin, ambasadori izraelit shpërthen pas incidentit në protestën në Tiranë

Ambasadori izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur të shtunën në mbrëmje në kryeqytet, duke e përshkruar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”.

Në një postim në rrjetin social X, Peleg tha se akti shkel dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare.

“Mbrëmë në Tiranë, protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve nga turma e mbledhur në vendngjarje. Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij civile për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu shkel dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj @HoxhaFer për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti”, shkroi ajo.

Reagimi vjen pak orë pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës Izraelite në Tiranë, duke deklaruar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE