
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh. Bëhet me dije se viktima e ngjarjes është një i moshuar, i identifikuar si Xhemal Çela rreth moshës 70 vjeç.
Burime nga grupi hetimor paraprakisht bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur kur automjeti tip “Audi” me targë AA 089 DJ, i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.G., ka përplasur të moshuarin që lëvizte me biçiikletë. Për rrjedhojë ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë për në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Mjekët e Elbasanit e kanë nisur drejt Tiranës për të marrë një shërbim më të specializuar në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht raportohet se i moshuar ka ndërruar jetë rrugës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në Komisariat dhe autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
