
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e 5 majit te sheshi “Skëndërbej” ku shoferi lezhjan Viktor Ndoka hyri me shpejtësi duke rrezikuar jetët e qytetarëve.
“Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”këto thuhet se kanë qenë fjalët e para të Viktor Ndokës nga Lezha, sipas gazetarit Elton Qyno.
Në pamjet e momentit kur 2 efektivët e Policisë Bashkiake neutralizojnë lezhjanin, duket imazhi i këtij të fundit.
Po ashtu, thuhet se Ndoka ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi që në bulevardin “Zogu i I” e me të njëjtën shpejtësi është drejtuar për në sheshin “Skënderbej” nga ku është përplasur me gurët e vendosur pranë Muzeut Kombëtar.
Menjëherë sapo kanë vënë re lëvizjen e Ndokës që shkaktoi panik te qytetarët, dy efektivë të Policisë Bashkiake që ndodheshin pranë vendngjarjes kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin e mjetit.
Elton Qyno bën me dije se dy efektivët kanë qenë Arkid Rizvani dhe Rigers Kasa, të cilët vrapuan për të ndërhyrë dhe neutralizuar autorin.
Pasi makina e Ndokës u përplas me gurët, njëri nga punonjësit e policisë Bashkiake Rigers Kasa, ka mundur t’i marrë çelësin e makinës nga timoni dhe më pas ka ngritur frenat e dorës duke ndaluar kështu makinën.
Në momentin e ndalimit, lezhjani ka filluar të bërtasë me zë të lartë që ta linin të qetë duke u shprehur se ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë, me qëllim për të denoncuar kryebashkiakun e Lezhës.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penale me Nr.6342 për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.
Për qytetarin që rrezikoi jetët e dhjetëra personave, Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.
Ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e Arrestit në burg 45 ditor.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që një makinë, pasi mesditën e 25 prillit të 2021, Arben Mema 32 vjeç, terrorizoi kryeqytetin duke u futur me makinë në mes të Sheshit Skëndërbej.
Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për Arben Memën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
