LAJME / E Shtunë 21 Shkurt 2026, 21:09

Pas sîtuátave të fùndit të ‘frîkshme’, Mîri merr vèndîmin e pabèsuèshëm që shtáng të gjîthë

Emisioni i improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, “Big Brother Radio”, ka tejkaluar qëllimin e tij argëtues duke u shndërruar në një seancë të hapur akuzash. Nën moderimin e Selinit dhe Arditit, i ftuari Miri ka shpërthyer ndaj disa prej banorëve, duke i cilësuar ata si “bukëngënës të kotë” dhe njerëz me shumë maska.

Revolta e tij ka shënjestruar direkt lojtarët që sipas tij kanë tradhtuar sinqeritetin e aleancave të fillimit për të siguruar qëndrimin në shtëpi.

Miri nuk është mjaftuar me kritika të përgjithshme, por ka vendosur të vendosë emra konkretë pas akuzave të tij për pabesi. Sipas tij, shtëpia duhet të pastrohet nga ata që ndryshojnë fytyrë sipas rrethanave të lojës.

Surpriza e kësaj interviste ishte sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Selinit, e cila në atë moment po luante rolin e gazetares. Miri e ka akuzuar atë hapur për prishjen e një aleance që ai e konsideronte të pastër dhe të sinqertë.

“Mos të harrojmë dhe Selin, që bëri thikë pas shpine për këtë lojë që ne kishim nisur bashkë… Nuk duhet të ishe për këtë shtëpi,” deklaroi Miri, duke e lënë moderatoren në një pozitë mjaft të vështirë përpara banorëve të tjerë.

Kjo përplasje ka zyrtarizuar ndarjen e grupeve dhe ka krijuar tensione të reja që pritet të kulmojnë në spektaklin e radhës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE