
Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin janë rrethuar pronat e tyre për ndërtimin e një resorti luksoz.
Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë arritur ta rrëzojnë në tokë gardhin thuajse nga të gjitha anët dhe të futën në kantier, ku ka nisur ndërtimi.
Më herët qytetarët arritën të rrëzonin edhe gardhin prej hekuri pavarësisht tentativave të policisë për t’i ndaluar.
Kujtojmë se prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.
Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, apo “Edi Rama jepe dorëheqjen”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
