
Mbrëmja e së premtes në “Ferma VIP 3” ka qenë e mbushur me tensione dhe emocione të forta për Fabjola Elezajn.
Pas një surprize që u kthye në një “ultimatum” nga vëllai i saj, i cili përcolli një mesazh të qartë dhe të prerë nga familja, ajo është detyruar të marrë një vendim mjaft të vështirë për rrugëtimin e saj në lojë dhe raportin me Adionin.
Sipas pamjeve të transmetuara pas spektaklit, Fabjola i është drejtuar dhomës së rrëfimit ku ndodhej Adioni, për t’i komunikuar ballë për ballë fundin e afrimitetit të tyre, duke vendosur të respektojë kërkesat e familjarëve që e ndjekin nga jashtë.
Ajo i shpjegoi atij se presioni i krijuar dhe shqetësimi për shëndetin e të afërmve e kanë vënë përballë kësaj zgjedhjeje të dhimbshme, duke shprehur hapur ndjesinë e fajit:
“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë.”
Pas këtij diskutimi të hapur dhe të ngarkuar emocionalisht, të dy ranë dakord që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë aventurën e tyre brenda “Ferma VIP 3” të ndarë, duke mbyllur kështu këtë kapitull pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të familjes së Fabjolësdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
