LAJME / E Martë 3 Mars 2026, 22:10

Pas largimit të Rogertit, ish-fituesi i Big Brother bën deklaratën e fortë

Largimi i Rogertit nga shtëpia e BBVAL ka sjellë reagime të shumta, brenda dhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi ka reaguar edhe një ish-fitues i formatit BBVALAnaid Kaloti , i cili përmes një postimi në rrjete sociale u shpreh:

“Me gjithë respektin – aty ka njerëz që nuk e kanë idenë se çfarë është Big Brother!”

Deklarata është interpretuar nga ndjekësit si një mbështetje indirekte për Rogertin, i cili konsiderohej si një nga personazhet më aktivë dhe provokues të këtij edicioni.

Reagimi ka ndezur debat në rrjet, me fansat të ndarë mes atyre që e quajnë largimin e tij humbje për spektaklin dhe atyre që mendojnë se situata kishte kaluar kufijtë.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të tjera nga ish-banorë apo vetë produksioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE