LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 17:05

Prenga bën reagimin e parë pasi u nokatua nga Joshua

Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun. Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.

Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën. Shqiptari nuk arriti të vazhdonte luftën, ndërsa gjyqtari ndërhyri për ta ndalur ndeshjen dhe për t’i dhënë fitoren Joshuas me nokaut teknik.

Të ndaja ringun me një kampion si Anthony Joshua ishte një eksperiencë shumë e rendesishme.

Respekt maksimal për të dhe për fitoren.

Raundi i parë me tregoi se mund të përballemi me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë ta ndryshon fatin.

“ Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh.”

Kjo ndeshje nuk më thyen. Do ta përdor këtë eksperiencë për t’u rikthyer shumë më i fortë.

Ndjekësve të mi shqiptarë u kërkoj ndjesë që nuk ju solla fitoren, faleminderit Zotit për çdo gjë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE