LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 20:08

Alarm në Rumani, F-16 rrëzon dronin e tretë që shkeli hapësirën ajrore, presidenti: E patolerueshme

Sipas Reuters presidenti rumun, Nicu?or Dan, i ka cilësuar shkeljet e vazhdueshme të hapësirës ajrore të vendit si “të papranueshme dhe të patolerueshme”, duke theksuar se ato prekin njëkohësisht hapësirën ajrore të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u neutralizua në mënyrë të sigurt rreth 12 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar Sulina, mbi ujërat territoriale rumune. Autoritetet theksuan se nuk pati rrezik për popullsinë.

Rumania, e cila ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën, është përballur vazhdimisht me hyrje të paautorizuara të dronëve rusë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sulmet ruse ndaj porteve ukrainase përgjatë lumit Danub janë intensifikuar së fundmi, duke rritur edhe numrin e incidenteve pranë kufirit rumun.

Deri të premten, Rumania nuk kishte arritur të rrëzonte asnjë prej dronëve që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore. Megjithatë, një pilot rumun arriti të asgjësojë një dron në një zonë të pabanuar dhe, me incidentet e së shtunës dhe të dielës, numri i dronëve të rrëzuar ka arritur në tre.

Presidenti Nicu?or Dan deklaroi se droni i rrëzuar të premten ishte i tipit Shahed, i përdorur gjerësisht nga forcat ruse, ndërsa hetimet për dy dronët e tjerë janë ende në zhvillim.

“Është e papranueshme dhe e patolerueshme që Federata Ruse të vazhdojë të shkelë hapësirën ajrore të Rumanisë, e cila është njëkohësisht hapësirë ajrore e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe trajtohen me seriozitetin më të madh, në koordinim me aleatët tanë”, deklaroi presidenti rumun.

Nga ana tjetër, NATO bëri të ditur se incidenti i së dielës është ende nën hetim. Zëdhënësi i komandës ushtarake të Aleancës, koloneli amerikan Martin O’Donnell, tha se këto ngjarje vijnë në një kohë kur NATO, Rumania dhe shtete të tjera po investojnë në sisteme të reja tokësore të mbrojtjes ajrore për të forcuar sigurinë e aleancës.

Ministria e Jashtme e Rumanisë njoftoi se ka thirrur ambasadorin rus në Bukuresht për të kërkuar sqarime lidhur me shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore. Edhe kryeministri Ilie Bolojan i cilësoi këto incidente si “të papranueshme”.
Ndërkohë, ministri rumun i Mbrojtjes, Radu Miru??, deklaroi se vendi do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe hapësirën e tij ajrore, duke shtuar se provokime të tilla duhet të marrin fund.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dronët rusë kanë hyrë pa leje në hapësirën ajrore rumune 33 herë. Prokurorët kanë gjetur mbetjet e dronit të rrëzuar të premten, ndërsa kërkimet për pjesët e dy dronëve të tjerë vijojnë.

Zyrtarët ushtarakë rumunë kanë paralajmëruar gjithashtu se Rusia ka shtuar sulmet ndaj rajonit të Odesës, në jug të Ukrainës, përpara sezonit të korrjeve, duke ushtruar presion mbi rrugët strategjike të energjisë dhe tregtisë në Detin e Zi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE