
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, po kalon ditë të vështira politike dhe personale. Vetëm pak ditë pasi u zbulua se ajo është nën hetim nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, Balluku është shfaqur publikisht me sy të nxirë, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e saj.
Në një video të publikuar nga vetë Balluku, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, vërehet një shenjë e dukshme në fytyrë. Kjo pamje ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku përdoruesit kanë komentuar mbi “goditjet” e fundit politike dhe personale që ka marrë numri dy i qeverisë.
Ndërkohë, SPAK i ka dërguar një ftesë zyrtare për paraqitje, firmosur nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi. Në dokument thuhet se Balluku duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka nënkupton se ndaj saj mund të komunikohen zyrtarisht akuza penale.
Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se zëvendëskryeministrja nuk është paraqitur në thirrjen e parë, pasi ndodhej jashtë vendit, por është thirrur sërish për ditën e premte në ambientet e SPAK-ut.
Në fokus të hetimit janë tendera të rëndësishëm të Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa deri tani nuk dihet nëse do të ketë masa të tjera ndaj saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
