LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 21:09

Pas gati 34 vitesh martesë, Barack Obama bën deklaratën SHOKUESE për Michelle!

Ish-presidenti Barac Obama ka tërhequr vëmendjen së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama ku kanë rrëfyer për jetën e tyre, për themelet më të tjella të martesës së tyre pavarësisht sfidave të një rruge të përbashkët në syrin e publikut. Pas gati 34 vitesh martesë, dashuria midis ish-Presidentit të SHBA-së dhe ish-Zonjës së Parë mbetet e pamohueshme. Në një intervistë kanë rrëfyer jetën e tyre dhe faktin që si sot një dekadë më parë u larguan nga Shtëpia e Bardhë.

“Nuk e di nëse ishte një marrëdhënie plotësisht e barabartë. Por për mua funksionoi mjaft mirë. Mora më shumë nga sa mori ajo. Për Michelle ishte ndoshta një përvojë më komplekse.”, u shpreh ish-presidenti Obama.

Duke folur nga divani i Qendrës së re Presidenciale Obama në Anën Jugore të Çikagos, ku u takuan, u martuan dhe rritën vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, të dy hedhin një vështrim prapa në të kaluarën dhe kapitullin e ri të trashëgimisë së tyre të përbashkët.

“Burri im është gjithmonë duke menduar se si t’i ndriçojë të tjerët. Ky projekt ka qenë vizioni i tij që nga fillimi deri në fund. Ai u sigurua të krijonte një hapësirë ??të dedikuar për komunitetin, një vend ku banorët e lagjes do të ndihen të mirëpritur dhe mund të përfitojnë prej tij.”, u shpreh Michelle.

“Dua të sigurohem që bota t’i shohë të gjithë ata mbi supet e të cilëve mbështetemi. Ky është një përpjekje kolektive. Mendoj se Michelle u befasua, por edhe krenare që e bëmë… E kuptova se kjo do të thoshte shumë për të.”, theksoi ish-presidenti.

Çifti foli sinqerisht për themelet më të thella të martesës së tyre. “E kuptova pothuajse menjëherë, dhe duket sikur bëra një zgjedhje shumë të mirë, se kjo ishte një grua unike me integritetin, karakterin, inteligjencën dhe vlerat që do të më bënin më të mirë. Vetëm të qenit me të më bëri një person më të mirë dhe ende e bën. Ajo ka qenë gjithmonë mbështetja ime. Ishte sikur më thoshte: Jam këtu, po të mbikëqyr. Dhe pavarësisht se sa të vështira kanë qenë gjërat, me të gjitha uljet dhe ngritjet, ajo është gjithmonë aty për mua”. Dhe ajo më mbështet dhe më mban të qëndrueshëm. Ia kemi dalë mbanë shumë mirë”, përfundoi Barack Obama. “Ne veprojmë si kundërpeshë ndaj njëri-tjetrit”, përfundoi Michelle Obama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE