LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 00:12

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

Një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në shtetin La Guaira të Venezuelës, falë një operacioni shpëtimi të kryer nga ekipe nga Venezuela, Meksika dhe El Salvadori, njoftoi presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele.

I riu, Aaron Levi Cantillo Vargas, u gjet i gjallë nën rrënojat në qytetin Caraballeda. Megjithatë, mes ekipit të shpëtimit dhe Aaronit ndodhej trupi i pajetë i një personi tjetër, gjë që e vështirësoi ndjeshëm operacionin, kishte bërë të ditur më herët presidenti Bukele, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Pas një operacioni të ndërlikuar, 21-vjeçari u nxor i gjallë dhe aktualisht po merr trajtim të specializuar mjekësor. Bukele shtoi se ekipet e shpëtimit do të vazhdojnë punën me shpresën për të shpëtuar edhe persona të tjerë.


Sipas ushtrueses së detyrës së presidentes së Venezuelës, Delcy Rodriguez, operacioni i shpëtimit zgjati 43 orë, ndërsa Aaroni kishte qëndruar i bllokuar nën rrënoja për plot 106 orë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE