LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 15:03

“Paratë nuk janë problemi”/ Rama me fermerët në Lushnje: Secili fiton 30% më shumë, është llogari e bërë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Lushnjë, ku u ndal te mënyra se si bujqësia mund të sjellë më shumë të ardhura për ata që punojnë tokën.

Ai u shpreh se problemi kryesor nuk është mungesa e parave, por mënyra si përdoren ato.

Sipas tij, fermerët duhet të fokusohen te organizimi dhe bashkëpunimi për të përfituar më shumë nga puna e tyre.

Gjatë bisedës, Rama u ndal te ideja e bashkimit të fermerëve, duke thënë se kur ata bashkëpunojnë në prodhim dhe sidomos në shitje, mund të fitojnë deri në 30% më shumë.

Secili mund të vazhdojë të punojë tokën e vet, por kur del në treg si pjesë e një grupi, krijon më shumë siguri dhe mundësi.

Ai shtoi se në skemat e reja të financimit prioritet do të kenë ata që duan të rrisin aktivitetin dhe të punojnë më shumë në bujqësi.

Në fund, Rama komentoi edhe debatet e fundit për çmimin e naftës, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, disa qëndrime po shtrembërohen për qëllime politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE